×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin: Rusia është e gatshme të instalojë armë bërthamore në Bjellorusi

    Insajderi
    25 March 2023 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti rus Vladimir Putin ka arritur një marrëveshje me Bjellorusinë fqinje për të instaluar armë bërthamore në territorin e saj, siç raporton agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar një deklaratë të presidentit rus.

    “Një veprim i tillë nuk do të shkelte marrëveshjet për mospërhapjen e armëve bërthamore,” tha Putin, duke vënë në dukje se SHBA ka instaluar armë bërthamore në territorin e aleatëve të saj evropianë.

    Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka ngritur prej kohësh çështjen e vendosjes së armëve bërthamore në vendin, i cili kufizohet me Poloninë, tha Putin, sipas Reuters.

    Rusia do të përfundojë ndërtimin e një objekti të ruajtjes së armëve bërthamore në Bjellorusi deri më 1 korrik, theksoi Putin, duke shtuar se vendi i tij në fakt nuk do të transferojë kontrollin e armëve në Minsk.

    Në të njëjtën kohë, presidenti rus ka paralajmëruar se do të përdorë predha të uraniumit të papasuruar në Ukrainë nëse Kievi merr predha të këtij lloji nga Perëndimi, siç njoftoi së fundmi një zyrtar britanik.

    “Rusia, natyrisht, ka atë që duhet për t’u përgjigjur. Kemi, pa ekzagjerim, qindra mijëra predha të këtij lloji. Ne nuk po i përdorim ato për momentin”, tha Putin në një intervistë për televizionin rus.

    Rreziku i konfliktit bërthamor është më i lartë se kurrë

    Në ditët e fundit, zëvendësministri rus Sergei Ryabkov ka thënë se rreziku i konfliktit bërthamor është në nivelin më të lartë ndër dekada, duke paralajmëruar se Moska është në një konflikt të hapur “de fakto” me Uashingtonin për luftën në Ukrainë.

    Ai tha gjithashtu se nuk mund të flitet për negociata të fshehta apo të hapura me Uashingtonin për të rivendosur traktatin e ri të reduktimit të armëve bërthamore START, nga i cili Rusia u tërhoq në shkurt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark