×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putin thotë se ekonomia ruse i ka rezistuar presionit perëndimor

    Insajderi
    18 September 2023 - 21:14

    Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi të hënën se ekonomia e Rusisë i ka rezistuar presionit të jashtëm të paprecedentë nga Perëndimi. Lideri rus e përshkroi situatën ekonomike në vend si të qëndrueshme dhe të ekuilibruar ndërsa vlerësoi qëndrueshmërinë e saj, raporton CNN.

    “Në përgjithësi, mund të themi se faza e rimëkëmbjes së ekonomisë ruse ka përfunduar. Ne i kemi përballuar presionit të jashtëm absolutisht të paprecedentë, sulmeve të sanksioneve të disa elitave qeverisëse në të ashtuquajturin bllokun perëndimor, disa elitave qeverisëse në vende individuale që ne i quajmë jomiqësore.”, u shpreh Putin.

    Putin zbuloi më tej se të ardhurat buxhetore të naftës dhe gazit në Korrik-Gusht pothuajse u rikuperuan në nivelet e vitit të kaluar dhe vazhduan të rriteshin në mënyrë aktive.

    Kohët e fundit, Putin denoncoi fushatën e sanksioneve të Perëndimit në një samit ekonomik të mbajtur në Afrikën e Jugut. Perëndimi ka vendosur sanksione të rënda ndaj Moskës, duke synuar oligarkët, duke vendosur një kufi çmimi për naftën, duke ndaluar importet e naftës dhe arit rus, duke synuar pajisjet ushtarake dhe kufizuar eksportet e teknologjisë kryesore që ‘ushqejnë’ makinën e konsumit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark