×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Putini rrit pensionet dhe pagën minimale në Rusi

    Insajderi
    25 May 2022 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar të mërkurën rritje prej 10 për qind të pensioneve dhe pagës minimale në vend, “për të mbrojtur rusët nga inflacioni”, shkruan Reuters.

    Teksa ka mohuar se problemet ekonomike të Rusisë janë të lidhura me luftën në Ukrainë, Putini ka pranuar se viti 2022 do të jetë i vështirë për ekonominë ruse.

    “Kur them ‘i vështirë’, nuk do të thotë se të gjitha këto vështirësi janë të lidhura me operacionin special ushtarak. Sepse në vendet që nuk po kryejnë asnjë operacion, le të themi jashtë shtetit, në Amerikën e Veriut, në Evropë, inflacioni është i krahasueshëm dhe ekonomitë e tyre i ka prekur më shumë se tonën”, ka thënë ai.

    Deklaratat e tij e injoruan faktin se rritja e inflacionit në ekonomitë perëndimore është edhe si pasojë e drejtpërdrejtë të luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila ka rritur çmimet për energjinë dhe ushqimin në mbarë botën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark