×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Putini viziton Krimenë, këshilltari ukrainas thotë se çalonte kur ecte dhe e voziti vetë makinën

    Insajderi
    18 March 2023 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vizituar sot Krimenë në një formë për të shënuar nëntë vjetorin e uzurpimit të këtij gadishulli.

    Rusia mori nën kontroll Krimenë në vitin 2014, derisa në vitin 2022 nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

    Ukraina thotë se do të luftojë për të dëbuar Rusinë nga Krimea dhe nga të gjitha territoret e tjera që Rusia ka pushtuar në luftën njëvjeçare.

    Video të ndryshme tani janë publikuar të vizitës së Putinit në Krime, përcjell Telegrafi.

    Anton Gerashchenko, këshilltari Ministrisë së Brendshme të Ukrainës publikoi disa video të vizitës së presidentit derisa thotë se po çalonte kur po ecte i shoqëruar.

    Në njërën prej videove Putini shihet gjithashtu derisa u nis drejt makinës për ta vozitur vetë, ndërkaq Gerashchenko shkroi se ai e kishte vozitur vetë automjetin gjatë vizitës në Krime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark