×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    PZAP-ja aprovon dy ankesa, KQZ-ja do të rinumërojë votat e dy partive në vendvotime të caktuara

    Insajderi
    07 March 2021 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqyrtuar ankesat e gjashtë kandidatëve për deputetë, që kanë pretenduar për parregullsi në numërim të votave, ndërsa ka aprovuar të plotë ankesën e Isak Shabanit të PDK-së dhe të pjesshme ankesën e Zikreta Alitit të partisë NDS.

    Ankesat e Gëzim Dervishajt e Hajdar Sutajt të AAK-së, Dimal Bashës të Vetëvendosjes dhe Nezir Çoçajt të PDK-së janë refuzuar si të pabazuara.

    Shabani i PDK-së ishte ankuar me pretendimin se në shtatë vendvotime janë bërë ndërhyrje/përmirësime gjatë regjistrimit të votave në Formularët e Rezultateve për Kandidatë (FRK) dhe janë evidentuar numrin e vogël të votave krahasuar me atë që pretendon se ka fituar.

    Shabani thuhet se ka dorëzuar si provë formularët dhe është aprovuar ankesa e tij.

    Sipas PZAP-së, KQZ-ja është urdhëruar të rinumërojnë votat e deputetëve të PDK-së në shtatë vendvotime (0402x-03R, 2113-01R, 2118B-02D, 2116B-02D, 2118B-01, 2102B-01R dhe 2130B-01R).

    E si e pjesshme është pranuar ankesa e Zikreta Alitit të NDS-së. PZAP ka urdhëruar që të numërohen votat e kandidatëve për deputetë nga radhët e NDS-së në vendvotimin 2009A/05D në Komunën e Prizrenit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark