×
  • Lajme
  • Insajderi

    PZAP jep sqarime se çfarë do të ndodhë tutje me ankesat e kandidatëve për deputetë

    Insajderi
    08 March 2021 - 09:12

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor prej 72 orëve do të vendos lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatët për deputet të subjekteve politike, kundër vendimi të KQZ-së, me të cilin vendim u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme.

    Nga PZAP u theksua se për përfundimin e vendimmarrjes meritore lidhur me këto apele sot rreth orës 13:00 do të publikohet njoftimi për vendimin e PZAP-së.

    “Kandidatët të cilët kanë apeluar vendimet e KQZ-së në PZAP do të njoftohen me kohë me vendime lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër vendimeve të PZAP-së mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga moment I njoftimit të tyre me vendime, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur me ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orëve që nga moment I paraqitjes së tyre në gjykatë”, thuhet tutje nga PZAP, transmeton lajmi.net.

    Ndryshe vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë edhe përfundimtare.

    Bujë të madhe së fundi bëri publikimi i disa video-incizimeve ku dyshohet për manipulim të votave nga bashkëshorti i kandidatës për deputete nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla.

    Por Dardan Stublla, njohur ndryshe si bashkëshorti i kryediplomates së Kosovës deklaroi se një gjë e tillë është e inskenuar.

    Komisioni Qendror Zgjedhor në një përgjigje të dhënë mbrëmë për lajmi.net bëri të ditur se janë të gatshëm për bashkëpunim me Prokurorinë lidhur me këtë çështje.

    Njoftim i plotë nga PZAP:

    Njoftim për vendimmarrjen e PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të datës 14 shkurt 2021

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, njofton mediat dhe publikun se brenda afatit ligjor prej 72 orëve do të vendos lidhur me apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet të subjekteve politike, kundër vendimit të KQZ-së Nr. 860 të datës 04.03.2021 me të cilin vendim në ora 11:25 ka shpallur Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura me datën 14 shkurt 2021.

    PZAP-i për përfundimin e vendimmarrjes meritore lidhur me këto apele sot rreth orës 13:00 do ti njoftoj mediat dhe opinionin publik përmes një njoftimi i cili do të publikohet në faqen zyrtare dhe facebook të PZAP-it.

    Kandidatet të cilët kanë apeluar vendimet e KQZ-së në PZAP do të njoftohen me kohë me vendime lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër vendimeve të PZAP-it mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga momenti i njoftimit te tyre me vendime, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur më ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i paraqitjes së tyre ne Gjykatë./Lajmi.net.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark