×
  • Lajme
  • Insajderi

    PZAP kthen në rinumërim 8 vendvotime

    Insajderi
    08 March 2021 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka pranuar ankesën e paraqitur nga Albana Bytyqi nga Suhareka, kandidate për deputete nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    Kandidatja Bytyqi ishte ankuar dhe kishte shfaqur dyshimet se votat e saj janë manipuluar.

    “Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rinumërojë vetëm fletëvotimet për kandidatet nga subjekti politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Vendvotimet: VV 1603A/01D, VV1725C/02D. VV3032A, VV1724C/02R, VV0203X, VV0103C. VV 016C dhe VV 0114C”, thuhet në vendim.

    Refuzohet pjesërisht apeli Anr 759/2021, në pjesën e apelit që ka të bëjë me vendvotimin 1214/0103D.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në vendimin për rinumërimin e votave të kandidates për deputete nga AAK, Albena Reshitaj, po ashtu, ua ka ndaluar për pesë vite të jenë pjesë e stafit zgjedhor, gjashtë personave, shkruan Insajderi.

    Në këtë vendim, thuhet se për pesë vite u ndalohet kandidimi dhe pjesëmarrja administrative në ndonjë organ zgjedhor.

    Vendimi ia ndalon kryesuesit Ermal Zenelaj, dhe pesë anëtarëve që ishin pjesë e këtij vendvotimi.

    Kujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka marr sot vendim pro ankesës së kandidates për deputete të AAK-së, Albena Reshitaj, për rinumërimin e votave të saj, shkruan Insajderi.

    Ky vendim vjen pasi që, Albena Reshitaj, u ankua në këtë insitutcion për shkak të mungesës së votave.

    Me këtë vendim, PAZAP urdhëron KQZ-në që të rinumërojë vetëm fletëvotimet për kandidaten për deputete.

    Gazeta Insajderi, ka publikuar të shtunën videon ekskluzive ku zbulon bashkëshortin e kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, duke korruptuar komisionerë për ta bërë gruan deputete.

    Hulumtimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark