×
  • Sport
  • Sport

    “Qëllimi jonë është të mbledhim sa më shumë pikë për kualifikim historik”/ Ujkani deklarohet para ndeshjes ndaj Izraelit

    Insajderi
    24 March 2023 - 18:24

    Kombëtarja e Kosovës nesër (e shtunë) do ta nisë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

    Nesër, “Dardanët” do të ndeshen me Izraelin në udhëtim, me fillim nga ora 18:00.

    Ekipi i Kosovës ka udhëtuar sot drejt Tel Avivit, atje ku ka mbajtur edhe konferencën e fundit për media para kësaj përballjeje.

    Në konferencë u paraqit edhe Samir Ujkani, i cili foli për qëllimin e Kosovës në këtë cikël kualifikues.

    “Jemi gati për me arrit suksesin tonë, me jep maksimumin. Qëllimi jonë është të mbledhim sa më shumë pikë për kualifikim historik”, tha fillimisht ai.

    “Jam krenar që jam pjesë e ekipit kombëtar. Besoj që ndjenja është jashtëzakonisht e mirë. Jemi rritur së bashku, kjo është pse them se tani ka ardhë koha për t’u kualifikuar” , shtoi tutje portieri kosovar.

    “Çdo ekip e kemi konkurrent, jo vetëm Izraelin. Kjo është arsyeja pse them se çdo ndeshje është si finale. Duhet të japim maksimumin për të mbledhur sa më shumë pikë”, deklaroi mes tjerash Ujkani.

    Kujtojmë se pas ndeshjes me Izraelin, Kosova do të jetë nikoqire e Andorrës, më 28 mars.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark