×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qëllohet me armë zjarri ish-kryeministri i këtij vendi

    Insajderi
    03 November 2022 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Raportohet se synimi ka qenë për ta vrarë atë. Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar dhe plagosur gjatë një marshimi protestues në qytetin Wazirabad.

    Anëtarët e partisë së tij PTI thanë se katër persona të tjerë u plagosën të enjten – por askush nuk u vra, raporton BBC.

    Nuk ishte e qartë nëse ai ishte goditur në shputë apo në këmbë. Megjithatë, një ndihmës u citua të thoshte se ai nuk ishte në rrezik, transmeton Klankosova.tv.

    Khan, 70-vjeç, po drejtonte marshimin në kryeqytetin Islamabad për të kërkuar zgjedhje të parakohshme pasi ai u rrëzua nga pushteti.

    Një ndihmës i lartë i tha agjencisë së lajmeve AFP: “Kjo ishte një përpjekje për ta vrarë atë, për ta eliminuar”. Një i dyshuar mashkull u arrestua më vonë, sipas “Geo TV” të Pakistanit.

    Muajin e kaluar, komisioni zgjedhor i Pakistanit e diskualifikoi Khanin nga mbajtja e posteve publike. Këtë rast ai e përshkroi si të motivuar politikisht.

    Ai ishte akuzuar se kishte deklaruar gabimisht detajet e dhuratave nga personalitete të huaja dhe të ardhurave nga shitja e tyre e pretenduar. Dhuratat përfshinin ora Rolex, një unazë dhe një palë manshete.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark