×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qëlloi me armë drejt dyqanit, 40-vjeçari vret një person dhe plagos 2 të tjerë

    Insajderi
    23 October 2021 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 40-vjeçar në Greqi, i cili mendohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor qëlloi 5 herë në një dyqan. Si pasojë mbetën të plagosur dy persona të cilët po punonin dhe një mbeti I vdekur. Ngjarja e përgjakshme ndodhi kur burri i tërbuar hyri në dyqan i armatosur për të protestuar ndaj faturës së tepruar të gazit që merrte. Më pas ai qëlloi dy persona më shumë se pesë herë nga një distancë e afërt.

    Menjëherë pas kësaj ai u kthye në shtëpi, e mbushi armën dhe u kthye në dyqan, por në atë kohë mbërriti policia e cila ishte informuar për incidentin. Burri vrapoi drejt shtëpisë së tij, duke lënë armën në dysheme dhe u ngjit në çatinë e pallatit. Punonjësit e policisë të ekipit të DI.AS. dhe të Veprimit të Menjëhershëm e ndoqën, i kërkuan të dorëzohej dhe ai bind

    40-vjeçari u arrestua, ndërsa mësohet se ai po përballej me probleme psikologjike. Sipas dëshmive të banorëve të zonës ku jetonte, ai thuhet se vishej me kostum alienësh dhe mbante në shtëpi shpata dhe armë, ndërsa në të kaluarën kishte qënë i shtruar në një spital psikiatrik. Banorët thonë se i kishte bërtitur dikujt duke i thënë “Më ke bërë magji, tani do të dëboj Satanin”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark