×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qendra e Paraburgimit në Hagë ia ndërprenë vizitën vëllait të Hashim Thaçit

    Insajderi
    24 November 2021 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vizita në Dhomat e Gjykatës Speciale e vëllait të ish presidentit Hashim Thaçi, është ndërprerë njëanshëm nga administrata e Objektit të Paraburgimit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Blerim Thaçit, vëllait të ish presidentit Hashim Thaçi iu është anuluar njëanshëm nga administrata e Objektit të Paraburgimit të Dhomave të Specializuara që ndodhet në Burgun Holandez PI Haaglanden.

    Thaçi ka konfirmuar anulimin e vizitës për Gazetën Insajderi, duke thënë se vendimi erdhi si pasojë e masave të reja anti Covid 19.

    May be an image of 3 people, people standing and outdoors

    Kujtojmë se të afërmit dhe familjarët e ish drejtuesëve të UÇK-së, nuk u lejuan t’i vizitojnë fizikisht ata në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për rreth 8 muaj për shkak të rregullave anti Covid 19.

    Që nga nëntori i vitit 2020 ish-luftëtarët e UÇK-së gjenden në paraburgim në Hagë, për akuza mbi krime lufte për të cilat janë deklaruar të pafajshëm. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark