×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Qendrat e masazhit u kthyen në prostitucion- kaq prej tyre Policia ia vuri drynin në 2022’ën

    Insajderi
    01 January 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë vitit 2022 kanë vazhduar veprimtarit ilegale përmes Qendrave të masazheve në gjithë vendin, shkruan Insajderi.

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorët gjatë vitit të kaluar zhvilluan aksione në gjithsej 110 qendra masazhi.

    58 prej tyre ia vuri drynin. Prej tyre, 14 i mbyllën në muajin mars, ndërsa 44 të tjera në dhjetor.

    “Këto inspektime kanë ndodhur njëri në Mars të këtij viti ku janë inspektuar 57 lokale (Qendra Masazhi) prej tyre 14 u mbyllën nga ana e inspektorëve për arsye të parregullsive, ndërsa inspektimi tjetër është bërë në dhjetor po të këtij viti ku u identifikuan dhe u inspektuan 53 Qendra Masazhi prej tyre 44 u mbyllën nga inspektorët përkatës për arsye të parregullsive të gjetura”, thuhet në përgjigjen e policisë për Insajderin.

    Krahasur me vitin 2021, gjatë këtij viti ka një rënie të lehtë të veprimtarive ilegale të Qendrave të Masazhit.

    Përgjatë vitit 2022, gjithsej 21 persona u arrestuan nën dyshimin për prostitucion.

    “Nga veprimet hetimore Policia e Kosovës gjatë vitit 2022 ka identifikuar dhe arrestuar gjithsej 21 persona të dyshuar si kryerës të veprave penale mundësimit apo detyrimit në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion”, thuhet në përgjigjen e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark