×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qëndrim Januzi kishte shtënë me gjashtë plumba mbi trupin e Gazmend Hysenin

    Insajderi
    28 May 2022 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur mesnatën e 28 maji në Ferizaj. Nga të shtënat i vdekur ka mbetur një person, si dhe një tjetër është plagosur nga policia. Gazeta Insajderi mëson se person qe mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella. Ndërsa dorasi që vrau Strellën është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘RIFA’.

    Sipas Policisë, Qëndrim Januzi ka shtënë me gjashtë plumba në drejtim të Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Tutje, thuhet se Januzi kur është urdhëruar nga policia që të ndalojë, ka tentuar të ik por njëri nga zyrtar policor për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt e plagos Januzin.

    “Si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja. Gjashtë plumba kanë qenë të dorasit mbi viktimin dhe një e policit”, kanë thënë Polici për Insajderin.

    Kurse, motivet për këtë ngjarje të rëndë sipas prokurorisë ende nuk dihen.

    “Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kurse, trupi i pa jetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, shkruhet tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark