Një situatë e pazakontë ka ndodhur në tokën e Amerikës së Jugut, ku një ndeshje futbolli u pezullua për shkak të një qeni që ndaloi lojën për disa momente duke u shtrirë në fushë.
Ndeshja miqësore mes kombëtareve të femrave të Kilit dhe Venezuelës është ndërprerë për 5-6 minuta pasi një qen hyri në fushë dhe ka detyruar arbitrin, por edhe disa futbolliste t’i kushtojnë vëmendje.
Në vend që qenin ta largonin nga fusha për të vazhduar ndeshjen, futbollistet nisën ta përkdhelnin qenin.
Në fund Venezuela festoi me 1:0 në minutën e 82-të, por detaji me qenin me siguri do të mbetet po aq i paharrueshëm sa edhe vetë fitorja./FrontOnline/