×
  • Sport
  • Sport

    Qeni “vjedh” shfaqjen në gjysmë-finalen e kriketit, dhuron show me topin

    Insajderi
    15 September 2021 - 14:23

    Teksa po luhej gjysmë-finalja e All-Ireland T20 Cup e femrave një qen i shpëton nga duart pronarit që ishte duke parë kompeticionin e kriketit.

    Qeni i quajtur Dazzle sapo u fut në fushë “fshehu” topin duke bërë që ndeshje të ndërpritej për disa momente dhe vëmendja të shkonte e gjitha tek ai.

    Ndeshja rifilloi vetëm pasi qeni vendosi ta lëshonte topin tek një nga lojtarët.

    Por nuk përfundom me kaq, e gjithë ajo shfaqje e dhuruar shpërblehet. Dazzle u njoh nga Këshilli Ndërkombëtar i Kriketit duke u shpallur “Qeni i Muajit”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark