×
  • Sport
  • Sport

    Qeqa Krelani zbulon se çka i pëlqen e çka jo te Edon Zhegrova

    Insajderi
    16 October 2022 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetarja dhe komentatorja e parë shqiptare e futbollit, Qëndresa Krelani, ka thënë se mendimi i saj ndryshe për Edon Zhegrovën, nuk e minimizon talentin që ai ka.

    E njohur ndryshe edhe si “Qeqa”, ajo ishte e ftuar në emisionin “Kendiv” në T7.

    Mes tjerash, Qeqa foli edhe për reprezentuesin e Kosovës dhe anëtarin e Lille, Edon Zhegrovën.

    “Mendimi im nuk e minimizon talentin e Edon Zhegrovës. Unë skam problem me Zhegrovën, por kam problem me karakterin dhe natyrën e tij, më duket që luan me dy karta. Nuk e kuptoj atë volumin e madh që jepet shumë rëndësi se unë mendoj ndryshe prej tjerëve. Nuk e kuptojë pse ai e merr personale, kritika nuk është ofendim, por mendim” – tha fillimisht ajo.

    Unë do të vazhdojë që ta kem mendimin ndryshe për Edonin. Nuk ka me më pëlqyer kurrë si futbollist. Karakteri i tij s’ka me më pëlqyer kurrë. Për talent gjithmonë e kam thënë se është prej më të talentuarve. Por, karakteri i tij e mund talentin e tij. Këtu pak më dhimbset. Besoj që kanë filluar dhe i flasin njerëzit. Ai ia do vetës të mirën më shumë sesa unë që ia dua. E di që ka filluar me punu në atë aspekt”, shtoi gazetarja.

    “Nuk më pëlqejnë futbollistët që janë shumë mediatik në atë aspektin me media sociale. Thjeshtë nuk më pëlqen karakteri i tij, talenti po”, deklaroi Qëndresa Krelani. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark