×
  • Sport
  • Sport

    “Qeqa” zbulon për kë votoi në zgjedhjet e Kosovës

    Insajderi
    16 February 2021 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komentatorja dhe analistja shqiptare e “Procesit Sportiv”, Qëndresa Krelani “Qeqa” ka folur për fitoren e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditë më parë në Kosovë, shkruan Insporti.com.

    “Qeqa” komentoi fitoren e madhe të Kurtit, duke thënë se nga një student që ka udhëhequr protestat kundër regjimit serb është kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

    “E shihni çfarë revolucioni bëjmë ne në Kosovë. Nga një çun i cili ishte një student, iniciator dhe lider i protestave kundër regjimit serb, tashmë është një kryeministër i ardhshëm. Është shembull më i mirë që ëndrra e një studenti mund të bëhet realitet. Edhe nëse doni me ditë për kë kam votuar, unë kam votuar për ata që kanë fituar”, ka deklaruar ajo në emisionin sportiv  në Shqipëri “Procesi Sportiv”.

    “Qeqa” tash e një kohë është bërë analiste e përhershme e emisionit të njohur “Procesi Sportiv”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark