×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qesharake – I emëruari nga Kurti në Fondin Sovran hedh akuza për puç nga Jasharaj, nuk i beson as halla e tij

    Insajderi
    02 September 2022 - 23:30

    Emanuel Bajra, anëtari i grupit punës të Fondit Sovran, i cili ishte emëruar vitin e kaluar për këtë pozitë nga qeveria e Albin Kurti, ka hedhur disa akuza në drejtim të Rrahman Jasharajt, drejtuesit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.

    Bajra aludon në një puç të mundshëm të Jasharajt, pas takimit të këtij të fundit me partitë opozitare.

    “Askund nuk ka ndodhur që një kryetar sindikate të shkojë në zyrat e partive opozitare politike për tu ankuar e koordinuar. Ka ndodh vetëm në vendet e Amerikës Latine kur puçet ushtarake dhe rrëzimet e pushteteve demokratike janë bërë me koordinim parti-politike, sindikata dhe ushtri! Kjo është shumë e rrezikshme për demokracinë tonë që është e shëndetshme”, ka shkuar Bajra, transmeton Gazeta Insajderi.

    Por, këtë shkrim, nuk e ka besuar as halla e Bajrajt, znj. Serbeze Stublla, e cila i ka reaguar në koment nipit të saj.

    “Emanuel Bajra ky është një diskriminim që ju bëhet grevistëve kanë të drejt në krejt botën me kërku të drejtën e vet e jo një qeverisje shumë e dobtë që i ka bo vet tash ju ndalon pagat. Turp i madh është”, ka shkruar Stublla në shkrimin e Bajrajt, derisa ky i ka thënë “ jo bre Halle nuk është ashtu. AAK-ja nuk ka gjithmonë të drejtë o Hallë”.

    Lexo edhe:

    © Gazeta Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark