×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria dyfishon pensionet – prezantohet programi për rimëkëmbje

    Insajderi
    15 January 2021 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për Programin e Rimëkëmbjes, ku do të ndihmohen qytetarët, bizneset, ndërmarrjet e gastronomët për shkak që u dëmtuan në vitin 2020 si pasojë e pandemisë.

    Hoti ka njoftuar se nga ky program do të përfitojnë, gastronomët, qytetarët që përfitojnë nga skemat sociale, ku sipas këtij programi, do të rriten pensionet dhe do të dyfishohen.

    Më poshtë mund t’i lexoni se kush do të përfitoj nga ky fond:

    Masa e parë: 6.5 milionë euro për të vetëpunsuarit për bizneset e vogla

    Masa e dytë: 5 milionë euro për Ministrinë e Arsimit për organizimin e arsimit gjatë vitit 2020/21

    Masa e tretë:  2.5  milionë euro për Ministrinë e Kulturës për t’i mbështetur aktivitetet kulturore

    Masa e katërt: 1 milion euro për programin e veçantë për ta përmisrsuar pozitën e gruas në shoqëri

    Masa e pestë: 50 milion euro për Shëndetësinë,  40 milione euro për sigurimin e vaksinës antiCovid

    Masa e gjashtë: 11 milionë euro për shtesën në pagë për sektorë që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë.

    Masa e shtatë: 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë

    Masa e tetë: 19 milionë euro për Ministrinë e Tregtisë

    Masa e nëntë: 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, hoteleve, restoranteve. Kjo shume do të shpërndahet sa më pare që është e mundshme

    Masa 10-të: 7.9 milionë euro për komunat e Kosovës për menaxhimin e pandemisë

    Masa e 11-të:  Stimulim të aktivitet biznesor

    Masa e 12-të: 21 milionë euro për  ndërmarrjet publike

    Masa e 13-të: 16 milionë euro për Ministrinë e Ekonomise për zbagtimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike

    Masa e 14-të: Një million euro për  Ministrin e Zhvillimit Rajonal

    Masa e 15-të: Do t’i rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro, në shumë totale prej 13.5 milionë euro  Do t’i dyfishojmë skemat pensionale prej 7.5 milionë euro

    Në fazën e parë do të nisim me një shumë prej 10 milionë euro për personat që kanë humbur vendin e punës si rezultat i pandemisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark