×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qeveria holadeze jep dorëheqjen pas një skandali administrativ

    Insajderi
    15 January 2021 - 14:36

    Media holandeze njoftoi sot dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit, Mark Rutte për shkak të një skandali të madh, në të cilin mijëra familje janë akuzuar gabimisht për mashtrim.

    Sipas medias, Mark Rutte pritet të njoftojë lajmin gjatë konferencës për shtyp që do të mbahet në orën 14:15, që ndodh dy muaj nga zgjedhjet legjislative dhe në mes krizës shëndetësore.

    Skandali ka të bëjë me faktin se qeveria ka ushtruar presion mbi familjet për të shlyer përfitimet e marra për fëmijët duke shtyrë prindërit të marrin borxhe.

    “Kabineti do të mblidhet për të shqyrtuar çështjen të premten”, tha dje kryeministri Mark Rutte, pa përjashtuar shpërbërjen e qeverisë.

    Në diskutim është një raport parlamentar i lëshuar së fundmi, që detajon sesi agjencitë qeveritare akuzuan para gjykatës 20 000 prindër për mashtrim dhe i detyruan ata të shlyejnë përfitimet e fëmijëve.

    Rikthimi i shpejtë i parave i shtyu disa familje të varfra, që i kishin shpenzuar ato, në prag të falimentimit.

    Qeveria ka kërkuar falje dhe ka ofruar kompensim prej rreth 30 000 euro për familje./ata.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark