×
  • Lajme
  • Aktuale

    Qeveria ia huqë me komunikatën për votimin e buxhetit

    Insajderi
    25 November 2021 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë së Kosovës u ka dërguar mediave komunikatë se Kuvendi i Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2022.

    Ani pse ende në Kuvendin e Kosovës nuk ka përfunduar shqyrtimi për Projektligjin për buxhetin, Qeveria u “përkujdes” që me komunikatë të konsideroj si punë të kryer miratimin e buxhetit.

    Pas disa minutash që kishin dërguar komunikatën, qeveria u arsyetua se ky ishte një gabim teknik.

    “Ju njoftojmë se komunikata e dërguar më parë me titull ‘Kuvendi miraton buxhetin e vitin 2022’, ka qenë një lëshim teknik, andaj ju lutemi që ta injoroni atë. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në komunikatën e dytë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark