×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qeveria Italiane vlerëson shqiptaren si ndër më të mirat e botës për shkencë e teknologji

    Insajderi
    22 March 2023 - 10:36

    Lektorja e lartë në shkencat kompjuterike në Univeristetin e Glasgow, Ornela Dardha është vlerësuar nga Qeveria Italiane me çmimin “Sience. She says”. Kështu ajo është cilësuar si “Shkencëtarja e re femër me arritje personale të jashtëzakonshme”.

    Ornela Dardha është shkencëtarja shqiptare, që është lektore e lartë në shkencat kompjuterike në Universitetin e Glasgoë. Ajo ka fituar nga qeveria italiane çmimin e madh ‘Science. She says’, duke u vlerësuar si “Shkencëtarja e re femër me arritje personale të jashtëzakonshme”.

     Ornela ka treguar se çmimi u dha nga Ministria e Puneve te Jashtme të Italisë, ku mes 5 femrave nga e gjithë bota, u zgjodh më e mira në Ballkan.

    Sakaq, ajo zbuloi se ka mbaruar studimet bachelor dhe master për informatikë në La Sapienza, ndërsa doktoraturën në Bolonja.

    “Ky çmim u dha nga qeveria italiane, konkretisht nga Ministria e Punëve të Jashtme. I jep një femre, një vajze të re jo italiane që jeton jashtë Italisë dhe që ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në shkencë, në inovacion apo teknologji, edhe ka lidhje të ngushta me Italinë. Në këtë çmim u përfshinë të gjitha fushat e shkencave, jo vetëm informatika që është dega ime. U dhanë 5 çmime, dmth një për rajon dhe unë e fitova për Europën.

    Rëndësia e këtij çmimi është të vendosim në vendet kryesore gratë dhe rolin e grave në shkencë dhe teknologji se zakonisht janë degë, fusha që konsiderohen mashkullore”

    Unë kam vazhduar studimet në Itali, pasi vazhdova gjimnazin në Shqipëri. Kam studiuar informatikë te Universiteti Sapienza në Romë, bachelor dhe master në Romë, të dyja me lavdërime. Më vonë kam vazhduar doktoraturën te Universiteti i Bolonjës, edhe kam jetuar në total 9 vjet në Itali. Kam akoma kontakte dhe bashkëpunime me industri apo universitet në Itali, edhe pse nuk jetoj më aty”, u shpreh Ornela./Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark