×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Qeveria ‘kërcënon’ shefat e bizneseve private, u thotë se kanë afat deri më 20 dhjetor ta realizojnë një kërkesë të saj

    Insajderi
    09 November 2022 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje bizneseve që t’i rrisin pagat e punëtorëve.

    “Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet. Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai ka thënë se qeveria do ta mbështes secilin biznes që vendos të rrit pagat e punëtorëve.

    “Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme”, thotë tutje Murati, shkruan Gazeta Insajderi.

    Madje, ka treguar se deri kur kanë kohë të aplikojnë për subvencionim.

    “Secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor”.

    Shkrimi i plotë:

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark