×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria Kurti i bënë një favor shtetasve të Shqipërisë që vijnë të punojnë në Kosovë

    Insajderi
    07 May 2021 - 19:34

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 11 të mbajtur sot ka marr disa vendime. E në mesin e këtyre vendimeve qeveria e drejtuar nga Albin Kurti i ka bërë një favor shtetasve të Shqipërisë.

    Në ëkëy mbledhje qeveria e Kosovës ka marr miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që shtetasit e Shqipërisë të lirohen nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ka miratuar vendimin që të lirohen nga obligimi për pajisje më Leje Pune Afatshkurtër për të huajt, shtetasit e Republikës së Shqipërisë që janë me qëndrim të ligjshëm  në territorin e Republikës së Kosovës, e të cilët gëzojnë të drejtën e punës dhe vetëpunësimit. Sipas vendimit, të drejtat dhe detyrimet e të liruarve do të rregullohen sipas legjislacionit përkatës në fuqi dhe janë të njëjta me ato të shtetasve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të qeverisë. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark