×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria Kurti i vendos sanksione 35 zyrtarëve që akuzohen për shkeljen e të drejtave të njeriut

    Insajderi
    07 May 2021 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria Kurti në mbledhjen e 11 të mbajtur sot ku është miratuar edhe plan programi qeverisës për vitet 2021-2025, ka marr edhe një vendim tjetër për disa zyrtarë nga Mianmar.

    Qeveria e Kosovës këtyre zyrtarëve ju ka vendosur sanksione pasi që nga Këshilli i Bashkimit Evropian pasi që janë përfshirë në abuzimin dhe shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriut, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me masat restriktive bazuar në situatën në Mianmar/Burma, ndaj tridhjetë e pesë (35) zyrtarëve dhe dy entiteteve nga Mianmar/Burma, të përfshirë në abuzimin dhe shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriut në këtë vend. Masat përfshijnë ngrirjen e aseteve të individëve dhe entiteteve të sanksionuara në Republikën e Kosovës; ndalimin e udhëtimit për individët e sanksionuar; dhe ndalimin e vënies në dispozicion të fondeve, në mënyrë direkte apo indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara”, thuhet në vendimin e qeverisë. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark