×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria Kurti shënon edhe një sukses- I thërrasin edhe në një varrim të rëndësishëm

    Insajderi
    26 September 2022 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu kanë marrur pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, edhe kryeministri i Kosovës do të shënoj një “sukses”. Kurti do të marrë pjesë në një varrim jashtë vendit në Japoni.

    Albin Kurti, ka udhëtuar për në Japoni, për të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

    Përmes një njoftimi për media, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

    Kurti në Prill kishte ftesën edhe nga familja Albright, për ceremoninë e varrimit të ish-sekretares së SHBA, Madeline Albright. Ai atje kishte udhëtuar me presidenten Vjosa Osmani.

    Për dallim nga presidentja e cila kishte një agjendë më të ngjeshur të takimeve, kryeministri Kurti shumicën e takimeve i pati jo-formale.

    Ai takime të shkurta e nga një foto ka arritur ta bëjë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ish-presidentin e SHBA’së, Bill Clinton, ish-zëvëndëspresidentin, Albert Gore, ish-sekretarët e Shtetit Hillary Rodham Clinton, Condoleezza Rice dhe John Kerry, si dhe ish-kongresistin Eliot Engel.

    Historikisht liderët kosovar kur kanë udhëtuar për në Amerikë kanë pasur një agjendë të takimeve të zyrtarët më të lartë të Shtëpisë së Bardhë përfshirë presidentë, zv/presidentë e sekretarë.

    Për dallim nga Kryeministrit Albin Kurtib që qëndroi mbi tri javë para disa muajsh në Amerikë,asnjë president e kryeministër kosovarë nuk është u kthye nga Amerika pa zhvilluar takime të rëndësishme me udhëheqësit e shtetit më të fuqishëmë në botë.

    Çfarë bëri Kurti saktësisht gjatë tri javëve në SHBA?

    6 maj 2022, Uashington: Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është mirëpritur në takim nga Kryeshefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

    10 maj 2022, San Francisco: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me të mbërritur në San Francisco, e ka vizituar kompaninë e njohur LinkedIn. Kurti e ka njoftuar bordin drejtues të kësaj platforme online, se Kosova është vend i mirë për të investuar kompanitë amerikane.

    10 maj 2022, San Francisco: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takimet i vazhdoi me drejtues të kompanisë së mirënjohur Uber, kompani kjo me të hyra vjetore prej 5.8 miliardë dollarë, operon në mbi 70 shtete dhe mbi 10 mijë qytete anembanë botës.

    10 maj 2022, San Francisco: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim me përfaqësues të kompanisë Airbnb, kompani e cila është formuar në vitin 2007 dhe tashmë numëron mbi 14 mijë punëtorë. Vitin e kaluar, të hyrat e saj vjetore ishin 5.9 miliardë dollarë.

    10 maj 2022, San Francisco: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka përmbyllur vizitën në qendrën botërore të teknologjisë së informacionit, Silicon Valley, me një vizitë në kampusin e gjigandit të teknologjisë së informacionit, Microsoft. Gjatë vizitës ai është pritur nga ekspertët e teknologjisë në Microsoft, Murali Sitaram dhe Shawn Villaron, të cilët e kanë njoftuar kryeministrin për historikun e zhvillimit dhe funksionimin e korporatës multinacionale që merret me prodhimin e softuerëve të kompjuterëve, laptopëve, pajisjeve të tjera elektronike dhe ofron shërbime që lidhen me to. Të ardhurat e kësaj kompanie në vitin 2021 arritën vlerën prej 168 miliardë dollarësh.

    Ajo çka do të mbahet mend nga Kurti në Amerikë do të jenë takimet me diasporën shqiptare, dhe disa takime me senatorë, përpos vizitatve nëpër disa kompani amerikane.

    Vizita e kryeministrit Kurti është cilësuar si më e dështuara që i ka ndodhur ndonjëherë Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Vizita e Kurtit në SHBA i kushtoi Kosovës afro 37 mijë euro

    Gati 37 mijë euro kanë qenë shpenzimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me kabinetin e tij prej pesë zyrtarësh tjerë, kanë bërë në vizitën zyrtare prej 16 ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në maj.

    Së bashku me pesë anëtarë të stafit të tij, Kurti ka shpenzuar 36 mijë e 722 euro e 47 centë për vizitën nga 6 deri më 22 maj.

    Veç kreu i Qeverisë, gjithsej ka shpenzuar 9 mijë e 304 euro e 80 centë, prej tyre 4 mijë e 853 euro e 68 centë për akomodim, 4 mijë e 279 euro për bileta e 172 euro e 12 centë shpenzime të tjera, detaje për të cilat nuk janë dhënë.

    Më shumë se Kurti, shkaku i mëditjes së marrë, janë regjistruar shpenzime në emrin e shefit të stafit, Luan Dalipi. 9 mijë e 480 euro e 94 centë është gjithsej shuma e shpenzuar nga ai. Sipas të dhënave të siguruara përmes qasjes në dokumente zyrtare, Dalipi ka shpenzuar 4 mijë e 770 euro e 97 centë për akomodim, 2 mijë e 984 euro e 75 centë për biletë e 1 mijë e 617 euro për mëditje e 108 euro e 22 centë shpenzime të tjetra.

    Por mëditje me shumë se sa shefi i stafit, ka marrë fotografi Patrik Domi. Totali i shpenzimeve të Domit kalon shumën prej 9 mijë e 413 euro. Prej tyre 4 mijë e 324 euro e 67 centë për akomodim, 3 mijë e 47 euro e 95 centë për biletë e 1 mijë e 963 euro e 50 centë për mëditje.

    8 mijë e 523 euro e 34 centë të tjera janë shpenzuar nga tre këshilltarët e tjerë të Kurtit, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark