×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria Kurti zbrit për 20 euro shtesat e pensionistëve

    Insajderi
    21 April 2021 - 20:19

    Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur sot dyfish me vendim të Qeverisë së Kosovës.

    Në mbledhjen e sotme, Qeveria Kurti ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

    Në janar të këtij viti, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti kishte vendosur të paguante 30 euro shtesë mbi pensionin bazë për pensionistët, shkruan Insajderi.

    Tani e tutje, përfituesit e skemës së pensioneve do të marrin vetëm 10 euro shtesa mbi pensionin bazë nën vlerën prej 100 eurove.

    Kurti, gjatë dy fushatave të fundit elektorale, ka vënë theks tek përmirësimi i skemave sociale. Ka premtuar rritjen e pensioneve dhe kategorive të tjera përfituese nga skemat sociale të ekzekutivit. Para se të bëhej kryeministër, Kurti kishte premtuar dyfishimin e pensioneve minimale. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark