×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qeveria mban mbledhje elektronike, miratohen këto vendime

    Insajderi
    07 December 2022 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Qeveria ka miratuar dy nisma, atë për lidhjen e Marrëveshjes në mes Kosovës dhe BE-së mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” dhe Marrëveshjen Financiare për programin IPA 2023.

    Bazuar në njoftimin e Qeverisë, marrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” dhe Marrëveshjen Financiare për programin IPA 2023 është vazhdimësi e programit të mëparshëm “Evropa për Qytetarët.

    “Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së ‘’Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat’’. Programi që njihet me shkurtesën në gjuhën angleze CERV, është vazhdimësi e programit të mëparshëm “Evropa për qytetarët”. Ky program synon mbështetjen dhe zhvillimin e shoqërisë së hapur, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse të bazuara në të drejta demokratike dhe në shtetin e së drejtës”, thuhet në njoftim.

    Krahas kësaj, qeveria bën të ditur se në kuadër të pakos për energjinë në funksion të tejkalimit të krizës aktuale energjetike, për Kosovën janë zotuar 75 milionë euro.

    “Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2023. Bashkimi Evropian është zotuar se do të ndihmojë vendet e rajonit me një pako për energjinë në funksion të tejkalimit të krizës aktuale energjetike. Në këtë kuadër për Kosovën janë zotuar 75 milionë euro për përkrahje të drejtpërdrejtë buxhetore në kuadër të programit vjetor IPA 2023”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark