×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Qeveria mban mbledhje, miraton tri marrëveshje

    Insajderi
    15 March 2023 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar tre nisma për lidhjen e marrëveshjes për transport.

    Kështu bëri të ditur Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi.

    Këto tri nisma sipas njoftimit kanë të bëjnë me transportin në përgjithësi, si atë të mallrave, të udhëtarëve dhe shërbime ajrore mes Kosovës dhe Austrisë, dhe Malit të Zi.

    Njoftimi i plotë i ZKM-së:

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar:

    – Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Mallrave dhe në Transportin e Kombinuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.

      – Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Transportin Ndërkombëtar Rrugor të Udhëtarëve si shërbim i rregullt dhe jo i rregullt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë.

    –  Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Shërbime Ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark