×
  • Showbiz
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Qeveria mbështet kampanjën e filmit “Zgjoi” me afro 96 mijë euro

    Insajderi
    21 January 2022 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka aprovuar edhe kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare për zbatimin e masës 4.3 – mbështetja e kulturës dhe sportit.

    Me vendimin e aprovuar sot janë ndarë mjete financiare në shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës për të garuar në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark