×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria miraton transformimin e FSK-së në Ushtri

    Insajderi
    13 September 2018 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri.

    Prezantimin e Projektligjeve e ka bërë ministri i FSK-së, Rrustem Berisha.

    Ai ka prezantuar tri projektligje bazike: Ligjin për FSK-në, për shërbim në FSK dhe atë për Ministrinë e Mbrojtjes, shkuan Insajderi.com

    Berisha ka thënë se Projektligji për FSK-në mundëson shndërrimin në një forcë me kompetencë dhe detyra të reja.

    “Projektligji për FSK-në mundëson që FSK-ja të shndërrohet në një forcë me kompetencë dhe detyra të reja, dhe kalimin e ministrisë së FSK-së në ministri të mbrojtjes”, ka thënë Berisha.

    Ministri ka prezantuar edhe Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

    Ai ka sqaruar se kjo mundëson mbikëqyrjen e FSK-së duke i siguruar përmbushjen e përgjegjësive të reja.

    “Për Ministrinë e Mbrojtjes bëhet kalimi i Ministrisë së FSK-së në ministri të Mbrojtjes me qëllim të mbikëqyrjes mbi FSK-në me strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saja”, tha Berisha.

    Ministri u zotua që kur të krijohen rrethanat politike, atëherë për këto Ligje do të votohen edhe ndryshimet kushtetuese.

    Haradinaj është zotuar disa herë se nëse jo me ndryshime kushtetuese, Ushtria do të bëhet vetëm me ndryshim të ligjit. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark