×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qeveria ndan 1.7 milionë euro për kompensim të dëmeve në bujqësi

    Insajderi
    24 November 2021 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar një varg projektligjesh. Ekzekutivi i dha dritën e gjelbër, projektligjeve që prekin dikasterin e bujqësisë dhe Ministrinë e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë. Krahas kësaj, qeveria ndau 1.7 milionë euro si kompensim i dëmeve nga fatkeqësitë natyrorë në bujqësi, derisa miratoi edhe nismat për negocimin e marrëveshjeve për përfshirje të Kosovës në programe multilaterale.

    Në mbledhjen e qeverisë, po ashtu u bë e ditur se ekzekutivi ka përmbushur 43.75% të planit kombëtar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) për periudhën korrik-shtator 2021.

    Në arsyetimin e vendimit për ndarje 1.7 milionë euro ndaj fermerëve si kompensim i dëmeve të shkaktuara në bujqësi, ministri, Faton Peci tha se kjo do t’i mbulojë mbi 36 përqind të dëmeve.

    “Për mbështetje financiare në vlerë 1.7 milionë euro ndaj fermerëve për mbulimin e dëmeve të shkaktuara në fushën e bujqësisë për periudhën janar-nëntor 2021. Evidentimi i këtyre dëmeve është bërë nga komunat përmes komisioneve komunale, rastet të caktuara kemi pasur edhe komisione të përbashkëta…Prej 1.7 milionë euro do t’iu kompensohen dëmet në vlerë prej 36.7 përqind e vlerës së dëmeve, për dallim nga vitet paraprake ku kjo vlerë ka qenë 25 për qind”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark