×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti e Bislimi nisen për në Bruksel, zëdhënësi i qeverisë tregon çka bisedohet nesër në takim me Vuçiqin

    Insajderi
    14 June 2021 - 15:44

    Një ditë para takimit Kosovë-Serbi në Bruksel janë deklaruar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

    Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se takimi i nesërme nuk është takim i dialogut por takim për dialogun e ardhshëm.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bislimi, ka udhëtuar për në Bruksel për takimin e paralajmëruar për ditën e nesërme në mes tij dhe Alexander Vuçiq. Siç kemi thënë në vazhdmësi, takimi i nesërm nuk është takim i dialogut, por takim për dialogun, për dialogun e ardhshëm”, ka thënë Kryeziu në llogarinë e tij në Facebook.

    Sipas tij, aty kryeministri Kurti do të paraqes vizionin dhe qëndrimet tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të, e i cili duhet të jetë parimor dhe i drejtë, në shërbim të popujve të dy vendeve dhe i shkëputur nga ai i kaluari.

    “…Pra nga takimi synohet dakordim rreth kapitullit të ardhshëm të dialogut dhe agjendës së tij, pas diskutimeve shterruese të ditës së premte në Kuvendin e Republikës së Kosovës për dialogun e mëparshëm dhe dëmet e shkaktuar nga ai”, është shprehur ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark