×
  • Lajme
  • Aktuale

    Qeveria tregon se për çka do të flitet nesër në takimin Kurti-Vuçiq

    Insajderi
    18 July 2021 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas një pushimi të gjatë, nesër kryeministri Kurti do të udhëtojë për në Bruksel që të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në takimin e tyre të dytë në tavolinat e Brukselit.

    Në këtë takim, sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu tema kryesore do të jetë çështja e të zhdukurve.

    Në një prononcim për portalin Indeks, Kryeziu ka deklaruar se kjo çështje është me prioritet për palën kosovare.

    “Tema kryesore e takimit të së hënës do të jenë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit, që për ne është çështje me prioritet. Presim që në takim të diskutohen edhe katër propozimet e kryeministrit Kurti nga takimi i kaluar, për të cilat pala serbe nuk ka dhënë ende përgjigje. Në takim pritet të diskutohet edhe për arritjen e pajtueshmërisë për agjendën e ardhshme të kapitullit të ri të dialogut.

    Në anën tjetër, pala serbe në këtë takim sipas deklaratave të tyre zyrtare do të ngris çështjen e formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Muajin e kaluar është mbajtur një takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.

    Në këtë takim, kreu i ekzekutivit kosovarë kishte propozuar katër pika të cilat ishin refuzuar nga pala serbe.

    Ndërsa javën e kaluar në Bruksel është zhvilluar një takim në nivel kryenegociatoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark