×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Qeverisja e PDK-së merr vendimin – nxënësve të Prizrenit më nuk do tu jepet ushqim në shkollë

    Insajderi
    23 April 2022 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka në vitin e fundit të mandatit të tij në krye të komunës, realizoi premtimin që bëri në fushtën zgjedhore. Shujtat për nxënësit e shkollave fillore nga klasa 0 deri në të 5-tën filluan të jepen nga muaji mars 2021. Por në nëntor të 2021-ës me të ardhur në pushtet Partia Demokratike e Kosovës, këto shujta u ndalën.

    Asambleistja nga Lëvizja Vetëvendosje, Dafina Alishani ka thënë për Gazetën Insajderi se ndalja e shujtave është bërë pa ndonjë informim publik.

    Alishani tha se kjo çështje është ngritë në Kuvend, por që nuk janë të informuar pse ka ndodhur kjo.

    Ndalja e shujtave është bërë pa ndonjë informim publik dhe ne si kuvendarë pranojmë shumë pyetje lidhur me këtë. Edhe pse është ngritë edhe në kuvend kjo çështje, nuk kemi informat se pse është ndaluar dhe a do të vazhdoj apo jo”, tha Alishani për Insajderin.

    Ndërsa, asamblisti nga radhët e LDK-së, Florent Ukaj, tha se nuk janë të informuar nëse PDK do t’i rikthej shujtat. Ai po ashtu tha se as Vetëvendosje nuk ishte e rregullt në shpërndarjën e tyre.

    Gjatë kohës sa VV-ja qeveriste me Prizrenin, nuk është se ishin të rregullt me dhënjen e shujtave për nxënësit e klasave të ulta. Qysh në fillim, ky shërbim për nxënësit i financuar nga komuna ishte i paplanifikuar mirë dhe ishte i dështuar. Sa i përket qeverisë të udhëhequr nga kryetari Totaj, i cili vie nga PDK-ja, ende nuk e kemi të qartë se a do ta rikthejë dhënjen e shujtave nëpër shkolla”, tha Florent Ukaj për Insajderin.

    Lidhur me ndalimin e shujtave, Insajderi ka kontaktuar me Komunën e Prizrenit.

    Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj, mohoi se kanë ndaluar shujtat, por tha se kishte mbaruar kontrata. Ajo tha se nuk kanë buxhet për të furnizuar nxënësit me shujta.

    Nuk është ndaluar furnizimi i nxënësve me shujta nga ne, por ka mbaruar kontrata e nënshkruar nga qeverisja e kaluar me AQF-në. Çështja e shujtave përveç të tjerash është një kosto e lartë për buxhetin e Drejtorisë Komunale të Arsimit. Për një vit shkolle për nivelin 0-5 të nxënësve, kostoja mesatarisht për furnzim të nxënësve me shujta shkon rreth 1 milion euro. Ndërkohë DKA ka një buxhet mesatar në vit për mallra dhe shërbime që sillet rreth një million”, deklaroi Veseli-Gutaj.

    Veseli-Gutaj tha se janë duke analizuar buxhetin për shërbimin e shujtave vitin e ardhshëm.

    Drejtoria e Arsimit së bashku me këshillin e prinderve, mësimdhënës e drejtues shkollash është duke bërë analizë per vitin e ardhshëm shkollor për shujtat. Po shofim mundësit financiare për realizimin e shujtave, si dhe formen e rregullt të procedurave tenderuese dhe jo siç ka ndodhur me AQP-në”, shtoi ajo.

    Por si kishte arritur që Qeverisja Haskuka të siguroj buxhetin për shërbimin e shujtave tek nxënësit?

    Ish-drejtoresha e arsimit nga Vetëvendosje, Xhemile Thaçi-Vezgishi, tha për Gazetën Insajderi se tenderi për këtë shërbim ka shkuar përmes Agjencisë Qendrore të Prokurimit.

    Shujta ka qenë premtim i kryetarit. Këtij premtimi i është organizuar prokurimi përmes AQP-së; si i tillë, tenderi nuk ka shkuar përmes DKA – zyrës komunale të prokurimit, por nëpërmjet AQP. Duke e ditur që DKA është një nga drejtoritë me buxhet më të madh, kemi bërë një menaxhim të duhur të mjeteve, dhe mundesitë buxhetore i kemi shfrytezuar duke i dhënë prioritet shujtave të nxënësve dhe kemi arritur të sigurojmë shujta për tërë nxënësit e komunës së Prizrenit, për klasat 0-5 dhe 1 herë në javë qumësht”, ka thënë Thaçi-Vezgishi./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark