×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    QKUK-ja jep detaje për vdekjen e 29 vjeçares shtatzënë nga Covid-19

    Insajderi
    26 November 2020 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka dhënë detaje rreth vdekjes së 29 vjeçares shtatzënë nga Prizreni, e cila ishte e infektuar me Covid-19.

    Sipas një njoftimi të QKUK-së, e ndjera ishte pranuar në Klinikën Infektive, e cila pas komplikimeve ishte transferuar në njësinë intensive Covid.

    “Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se sot, në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatëzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991. Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19, dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

    29 vjeçarja e ndjerë kishte dalë negativ në ritestimin që kishte bërë me 17 nëntor, por që gjendja e saj kishte vazhduar të ishte e rëndë.

    “Në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore. Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësorë, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark