×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK për tre muaj realizoi rreth 800 operacione të syve

    Insajderi
    12 April 2017 - 10:14

    Klinika e Oftalmologjisë (Syve), në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur trend të rritjes së vëllimit të punës, ku brenda kësaj periudhe janë kryer 792 operacione, përfshirë edhe ato ambulantore,  dhe ka pasur 11 mijë e 895 vizita ambulatore si dhe 1481 vizita sub-specialistike.

    “Gjatë kësaj kohe janë hospitalizuar 720 raste me 3336 ditë shërbimi, në gjithsej 49 shtretër. Janë shënuar rezultate në ngritjen e kapaciteteve në kirurgjinë e syrit e sidomos në kirurgjinë e kataraktës me fakoemulzifikim,  ku për tre muaj është arritur të kalohet shifra mbi 500, kurse në vitin 2015, kishte vetëm 150 intervenime të tilla, pra statistika e këtij tremujori flet për shtim të vëllimit të punës”, thuhet në komunikatën e QKUK-së.

    Nga kjo klinikë ka pasur 658 aplikime të avastinës, po ashtu janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e procedurës së re të kirurgjisë vitreoretinale.

    Klinika e Oftalmologjisë ka tri salla operative, pesë ambulanca specialistike, diagnostika – kabinetet për glaukomë, strabologji dhe retinë./Insajderi.com

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark