×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Qytetarët të pakënaqur edhe me punën e Gjyqësorit, shënohet ulje për 14.7 për qind

    Insajderi
    10 March 2023 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Programi i UNDP-së në Kosovë ka publikuar raportin “Përmbledhja e Pulsit Publik XXIII”, në të cilin është pasqyruar niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve në punën e ekzekutivit, parlamentit dhe gjyqsorit.

    Në këtë raport është vënë re rënia e kënaqshmërisë së qytetarëve për të gjitha institucionet kryesore, përfshirë edhe Gjyqësorin.

    “Ulje është vërejtur edhe në nivelin e kënaqshmërisë me performancën e gjykatave (24.4%) krahasuar me 39.1 në prill 2022, 33.9% në vjeshtën e 2021 dhe 34.6% në maj 2021”, thuhet në raport.

    “Ulje e ngjashme e kënaqshmërisë është shënuar edhe me Zyrën e Kryeprokurorit. Gjithsej 22% e të anketuarve kishin pikëpamje pozitive për punën e Kryeprokurorit, krahasuar me 37.1% në prill 2022, 34% në vjeshtën e 2021 dhe 30.8% në maj 2021”.

    Në anketë kanë marrë pjesë 1 mijë e 306 persona, ku numri i burrave dhe grave që i janë përgjigjur pyetjeve ka qenë i barabartë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark