×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Qytetari ankohet se nuk u pranua në konkurs për shkak dallimeve partiake – Sqarohet kryetari i Dragashit

    Insajderi
    11 January 2023 - 17:02

    Qytetari nga Dragashi me inicialet P.K (emër i njohur për redaksinë) nuk është pranuar si Zyrtar i Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Dragashit. Të njëjtit përgjigja se nuk është pranuar në këtë pozitë i ishte kthyer gabimisht. Ai kishte aplikuar në një tjetër dikaster. Madje, P.K pohon se nuk ka pasur kundërkandidat. Ndërkohë i njëjti po pretendon se nuk është pranuar në këtë konkurs për shkak të dallimeve partiake.

    Sipas P.K ai nuk është pranuar si Zyrtar i Mbrojtjes së Mjedisit në komunën e Dragashit pasi është simpatizant i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Madje, përgjigja se nuk është pranuar i është kthyer gabimisht.

    Aplikmi për pozitën Zyrtar për Mbrojtje të Mjedisit

    Anipse aplikoi në komunë si zyrtar për mjedis, përgjigja negative iu kthye se kishte aplikuar në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.

    “Përgigje negative kam marrë nga komisioni për arsye se jam simpatizant e PDK-së. Kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini i LDK-së, nuk më ka pranuar në punë për arsye partiake. Kam qenë i vetmi kandidat me gojë nuk kam pasur konkurencë më kanë rrëzu nga intervista”, ka thënë ai.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me kryetarin e komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini. Ai nënvizoi se asnjëherë nuk ka bërë ndarje sa u përket dallimeve partiake.

    “Nuk e njoh as nuk e di kush është. Asesi nuk qëndron ajo se ai është i PDK-së. Unë jam kryetar i të gjithëve nuk bëj aso dallime”, potencoi ai.

    Ndërkohë, Betim Ramadani, drejtor i administratës, për Gazetën Insajderi ka thënë se nuk kanë njohuri për gabimin që është bërë me përgjigjen.

    “Personi në fjalë si çdo kandidat tjetër ka konkuru përmes konkursit të brendshëm. Ai është në marrëdhënie pune përmes ministrisë. Nuk e dimë pse nuk e ka pranu komisioni. Nuk kemi njohuri për këtë gabim që ka ndodhur me përgjigjen”, tha Ramadani. /Gazeta Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark