×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qytetari i mllefosur në Shpend Ahmetin, e quan “kokë viçi”

    Insajderi
    22 July 2021 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasditen e së enjtes qytetarë të shumtë të rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë protestuan për zvarritjen e punimeve në lagjen e tyre.

    Duke shprehur mllefin e tij para kryetarit të komunës, banori, Alfred Shpata kërkojë që Shpend Ahmeti të vijë në lagjen e tyre, derisa e quajti edhe kokë viçi.

    “Nuk ka nevojë shumë me dhënë komente këtu se kush është më i zgjuar se tjetri. Por ai kryetari, kokë viçi, mos e ndërpre fare të vijë dhe të shikojë të ecë këmbë këtu. Pasi radhën tjetër këto fekalet do t’ia dërgojmë te vendi, mos edhe tek shtëpia”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark