×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qyteti i saj u shpëtua nga pushtimi armen, spikerja qan teksa jep lajmin

    Insajderi
    22 October 2020 - 20:51


    Lufta është duke vijuar e ashpër në Nagorno Karabakh, ku Azerbajxhani po fiton terren nga dita në ditë duke marrë nën kontroll një numër të madh fshatrash dhe qytetesh në rajon.

    Presidenti azer Ilham Aliyev publikon çdo ditë qytetet dhe fshatrat e rimarra nën kontroll, ndërsa një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në njërin prej televizioneve të vendit.

    Ndërkohë që raportonte, spikerja fillon të qajë kur thekson se edhe qyteti i saj i origjinës ishte rimarrë prej armenëve.

    Bëhet fjalë për qytetin jugor të Nagorno Karabakh, i cili quhet Zengilan. Qyteti u mor gjatë ditës së djeshme nën kontroll nga azerët.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark