×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qyteti kinez në izolim total për shkak të COVID-19, autoritetet urdhërojnë 3.7 milionë banorë të mos dalin nga shtëpitë

    Insajderi
    26 October 2021 - 21:09

    Autoritetet lokale të qytetit kinez Lanzhou, kanë shpallur sot mbylljen e qytetit për të ndalur rritjen e numrit të rasteve me coronavirus.

    Banorëve tani u është ndaluar të dalin nga shtëpitë e tyre, përveç në raste urgjente, transmeton Telegrafi.

    Përveç kësaj, autoritetet lokale në rrjetin social WeChat kanë njoftuar se në komplekse banore vlen sistemi i kontrollit të hyrje-daljes.

    Sipas të dhënave të tyre që i ka publikuar Komisioni Shtetëror për Shëndetësi në Kinë, të hënën në Lanzhou janë zbuluar gjashtë raste me COVID-19.

    Nga 18 tetori në këtë qytet janë konfirmuar në total 39 raste me coronavirus, e Lanzhou ka 3.7 milionë banorë. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark