Jeni duke kërkuar një vend për të jetuar në të ardhmen? Ndoshta doni të shmangni qytete të mëdha si Nju Jorku, San Francisko, Lisbona, Tokio ose edhe Stambolli …
Parashikimet aktuale tregojnë se deri në vitin 2050, 90% e qyteteve më të mëdha të botës do të ekspozohen ndaj deteve në rritje. Shumica dërrmuese e qyteteve bregdetare do të ndikohen nga erozioni bregdetar dhe përmbytjet, duke zhvendosur miliona njerëz, duke shkatërruar shtëpitë dhe infrastrukturën.
Meqenëse kërcënimi i ndryshimeve klimatike po rrezikon, Kombet e Bashkuara sapo kanë pranuar një koncept të qyteteve lundrues, si një zgjidhje e mundshme për zonat urbane në fjalë.
Ajo që dikur shihej si një projekt i kushtueshëm për miliarderë, këtë herë është paraqitur nga një grup arkitektësh dhe inxhinierësh si një plan i përballueshëm. Firma e arkitekturës “BIG” ka hartuar konceptin e quajtur “Oceanix City”, i cili është zbuluar këtë javë në një tryezë të rrumbullakët në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Koncepti futurist është përshkruar si tërësisht i qëndrueshëm, ndërkohë që thuhet se përballon përmbytjet, cunamet dhe uraganet e kategorisë 5. Sipas planeve, gjashtë fshatra lidhen për të formuar një qytet prej 10,000 banorësh, duke ndihmuar popullsinë kërcënuar nga ngjarjet ekstreme të motit dhe ngritja e niveleve të detit. /tch/