Qyteza që u fut në Guinness për rrugën më të pjerrët në botë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Qyteza që u fut në Guinness për rrugën më të pjerrët në botë

    Insajderi
    16 July 2019 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rruga “Ffordd Pen Llech” që ndodhet në veri të Uellsit është futur në librin Guinness pasi u verifikua pjerrtësia e saj prej 37.45%.

    Banorët e qytezës Harlech e festuan këtë arritje edhe pse shprehën keqardhje që ky titull iu mor një rruge në Zelandën e Re.

    Deri para pak ditësh, rruga më e pjerrët në botë ishte ajo “Baldwin Street” në Dunedin të Zelandës, pjerrtësia e të cilës ishte 35%.

    Banorët kanë qenë ata të cilët kanë realizuar fushata dhe kanë ftuar jurinë e Guinness për të vërtetuar pretendimet se rruga e tyre ishte më e pjerrëta.

    Ata ia arritën qëllimit dhe për këtë kanë qenë shumë të gëzuar.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark