×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Rada Trajkoviq: Po m’i kërcënojnë edhe fëmijët

    Insajderi
    12 December 2022 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, që kundërshton pushtetin në Serbi dhe Listën Serbe në Kosovë, e bën përgjegjës presidentin serb Aleksandër Vuçiq për sigurinë e saj dhe të familjes së saj, që siç thotë Trajkoviq, është në rrezik.

    Trajkoviq ka shkruar se jo vetëm ajo, por po kërcënohen edhe fëmijët e saj.

    “Një tjetër njoftim për publikun: që nga dje kanë ardhur kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

    Ajo thotë se është identifikuar vendndodhja e kërcënuesve të saj dhe familjes së saj.

    Për këto kërcënime ajo përgjegjësinë ia lë presidentin serb.

    “Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është e Presidentit të Serbisë”, thotë Trajkoviq.

    Pushteti në Serbi vazhdimisht e akuzon Trajkoviqin për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark