×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Radojiçiq brenda Manastirit, Hovenier: E kam parë postimin e Ministrit, nuk i dimë të gjitha

    Insajderi
    26 September 2023 - 14:59

    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit që mbajti sot me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, është deklaruar para gazetarëve për ngjarjet e fundit në Kosovë.

    Ai u pyet për publikimet e ministrit Sveçla, i cili bëri publike disa pamje ku tha se pjesë e grupit terrorist ishte edhe Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Srpska.

    Hovenier tha se e kishte parë këtë, por se është ende herët për t’i ditur të gjitha.

    “E kam parë postimin e Ministrit, kanë kaluar vetëm 48 orë, nuk i dimë të gjitha. Ka shumë gjëra që ende nuk i dimë. Ky ishte një kërcënim për Kosovën dhe popullin e saj me pasoja tragjike”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark