×
  • Sport
  • Sport

    Rahoveci fiton në derbin kundër Prishtinës

    Insajderi
    19 February 2023 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rahoveci e ka fituar derbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën mbrëma, Rahoveci e mposhti Prishtinën në kryeqytet me rezultat 34:31.

    Ndeshja ishte e fortë dhe shumë interesante.

    Në pjesën e parë në epërsi ishin herë njëra e herë skuadra tjetër. Vreshtarët u shkëputën deri në tri gola në minutat e fundit.

    Në minutën e 44-t, Prishtina ia doli të barazojë rezultatin, ndërsa më pas kaloi në epërsi 23:22.

    Prishtina vazhdoi me lojë të mirë dhe u shkëput deri në tri gola (28:25), por mysafirët nuk u dorëzuan dhe kthyen epërsinë, 30:29. Më pas krijuan edhe epërsi prej tri golave, 34:31 për fitore të madhe.

    Marley Wallace Fernandes shkëlqeu me 11 gola. Shtatë i kishte Alban Haziri, por kontribut për fitore dhanë të gjithë lojtarët e Rahovecit.

    Te Prishtina më efikasi ishte Oltion Beshiri me 7 gola. 6 i kishte Sergio Barreto. Në ndeshjen tjetër të së dielës, Trepça fitoi ndaj Llapit në Podujevë me rezultat 48:24.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark