×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiq: Radoiçiq ishte aty kur u vendosën bllokadat në veri

    Insajderi
    12 August 2022 - 11:34

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se nënkryetari i partisë së tij, Milan Radoiçiq, ka autoritetin më të madh në mesin e serbëve të Kosovës dhe për këtë arsye ai është “gjembi në sy për Prishtinën”.

    “Z. Radoiçiq ka autoritetin më të madh të padiskutueshëm për serbët në këtë zonë, si në jug ashtu edhe në veri të Ibrit. Ky është rezultat i punës dhe rezultateve të tij serioze politike, ndër të cilat më i rëndësishmi është uniteti i popullit serb, veçanërisht në kuptimin politik, i cili u krijua për herë të parë që nga konflikti i vitit 1999”, tha Rakiq.

    Ai vlerësoi se ata që punojnë kundër interesave të popullit serb besojnë se “duke e eliminuar atë do ta shkatërrojnë atë unitet”, dhe se forca e autoritetit të tij u pa më së miri në natën kur serbët vendosën bllokada, ku Radoiçiq ishte me ta dhe i ka “mbushur me forcë, por edhe qetësi”, ka shtuar kryetari i Listës Serbe.

    Rakiq ka theksuar se situata në veri tani është e qetë, por se deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në qeverinë e të cilit Rakiq është ministër, janë kundër dialogut që po zhvillohet në Bruksel.

    Ai akuzoi qeverinë e Kosovës se “duke ngritur tensionet, ajo largon vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale”, rrezikon stabilitetin dhe nxit tensionet.

    “Mundësia e konfliktit dhe lufta e mundshme përmendet nga ata që bënë gjithçka për ta përkeqësuar situatën dhe ne në Listën Serbe gjithmonë kemi bërë apel për paqe”, tha Rakiq.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark