×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rama batuta me Macron: Tani e kuptoj pse Putin kërkon të të përqafojë

    Insajderi
    11 November 2022 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjatë fjalës së tij në panelin e Forumit të Paqes në Paris, bëri disa batuta edhe me presidentit e Francës Emmanuel Macron.

    Në nisje të takimit presidenti francez Macron tha se ky takim ku marrin pjesë disa liderë nga vende të ndryshe të botës, do të zgjasë rreth 1 orë e 15 minuta.

    Kjo bëri që kryeministri Rama të thoshte se të arrish që të vendosësh afat kohor në një takmi ku marrin pjesë liderë nga Shqipëria, Afrika dhe Amerika Latine tregon zotësi, duke theksuar se kjo i jep përgjigje edhe interesit të madh që Putin kërkon ta përqafojë.

    “Zoti president të arrish të vendosësh një afat kohor në një panel ku marrin pjesë liderë nga Ballkani, Afrika dhe Amerika Latine, kjo është zotësi. Tani e kuptoj pse Putini kërkon të të përqafojë”, iu drejtua Rama presidentit të Francës Emmanuel Macron.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark