
Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se ua ka propozuar Gjermanisë dhe Francës një draft të Asociacionit për Republikën e Kosovës. Ky veprim i Ramës duket se nuk i ka pëlqyer aspak deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
Ky i fundit po e cilëson veprimin e Ramës si thikë pas shpine “Thika pas shpine dhemb, por Kosova do qëndroj në të drejtën e saj”, shkroi Dugolli në Facebook.
Sipas tij, pavarësisht këtyre thikave, Kosova nuk do të dorëzohet.
“Nuk do rrëzohet e as dorëzohet. Do jetoj fuqishëm”, ka thënë deputeti i LVV-së
/Insajderi